Meta hapi garën për 2 vende në GJK

556
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pak ditë më parë, hapi garën për dy vende në Gjykatën Kushtetuese, duke publikuar edhe detajet dhe procedurat që do të ndiqen. Kreu i Shtetit ftoi çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin përkatës të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm është brenda dates 22 shkurt 2018. Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, institucioni i Presidentit të Republikës ka publikuar edhe përmbajtjen e nenit të Kushtetutës dhe ligjit, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Sigal