Meta: Halim Kosova nuk u zgjodh President në 2007 sepse nuk donte Berisha

415
Kreu i LSI-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, duke e quajtur një gjysmë të vërtetë deklaratën e ish kryeministrit Berisha, se ishte Rama që në 2007 propozoi Halim Kosovën për President, theksoi se konsensusi nuk u arrit pikërisht për shkak të Berishës.
Gjatë një konference për mediat, Meta sqaroi të vërtetën sipas tij të atij propozimi në vitin 2007, kur tentohej të mbërrihej në një emër të përbashkët e konsensual mes palëve për të parin e shtetit.
“Për sa i takon faktit që ka përmendur Berisha, ai është i vërtetë deri diku, kam qenë pjesë e bisedimeve në 2007, për zgjedhjen e një kandidati për President konsensual, në atë kohë ne në opozitë, edhe unë vetë personalisht kemi propozuar Kosovën. Por, ajo që nuk tha Berisha ishte se e vetmja pengesë për konsensusin për këtë kandidat ishte vetë Berisha”- tha Meta.
Ai theksoi më tej se nuk e sheh ish kryeministrin dhe ish kreun e PD-së, aktiv në mbështetje të kandidatit të djathtë për bashkinë e Tiranës.
“Nuk e shoh aktiv për një mbështetje thelbësore për kandidatin aktual të opozitës në kryeqytet, pasi doktori kur mbështet nuk rri pas FB, por del në fushën e betejës”- tha ai.
“Vota e asnjë qytetari shqiptar nuk do të tjetërsohet”. Me këtë ide Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar një spot sensibilizues për të mbrojtur votën e cdo qytetari më 21 qershor.
“Respektojmë vendimet e institucionet zgjedhore. Vota e qytetarit nuk do të tjetërsohet. Për këtë garanci është jo vetëm pavarësia e KQZ, e cila është shumë më e lartë dhe e balancuar. KQZ konsiderohet si e pavaruar dhe i bëjmë thirrje të punojë si e tillë, por po ashtu një kontribut ka dhënë dhe do të japë media. Ky proces po zhvillohet nën monitorimin e medias.”
Nga selia e LSI, kreu i kësaj partie, Ilir Meta çdo tentative e deformimit të votës duhet të denoncohet përpara organeve të drejtësisë.
“Kur duhen ende me pak se dy javë për të përfunduar procesi zgjedhor për 21 qershorin, dua të vlerësoj qytetarët shqiptarë për qetësinë, maturinë dhe kulturën që po përcjellin këtë fushatë. Përshëndes gjithë forcat politike, partnerët tanë, misionin OSBE/ ODIHR, SHBA, BE për monitorimin me mjaft vëmendje të cdo ditë të kësaj fushate. Do tu bëja thirrje forcave politike të vazhdojnë për tu anagazhuar në këtë klime të qete dhe me standarte erupoane dhe të denponcojnë me fakt përpara organeve të drejtësisë, cdo shkelje të ligjit dhe cdo tentative për të deformuar votën e cdo qytetari. Unë kam kënaqësinë për tju prezantuar sportin e LSI për të sensivilizuar qytetarët për mbrojtjen e votës nga cdo tentative për blerjen e votës.”, tha Meta.
Meta: Pretendimet e opozites “shaj dhe shpif” nuk votohen dhe nuk besohen
I pyetur në lidhje me deklaratën e Berishës, që sipas të cilit ky proces zgjedhur nuk po shkon ashtu si duhet, Meta tha se pretendimet e opozitës “Shaj e shpif”, as nuk votohet dhe as nuk besohet.
“Së pari qëllimi kryesor i LSI është realizimi me standard me të larta europiane i zgjedhjeve të 21 qershorit. Nuk është e rëndësishme nëse do marrim disa bashki më shumë apo më pak, kjo duhet të jetë për të gjitha forcat politke. Këto i shohim si zgjedhje vendore. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve lidhet me një fakt, që më 21 qershor populli nuk do të votojë kryetaret e reja dhe kryetarët, por edhe për të nisur jetësimin e një reformë madhore historike si ajo territoriale që do të japë impakt për të rritur punësimin dhe mirëqenin e 61 komuniteteve.
Lidhur me pretendimet e opozitës, “shaj e shpif”as besohet dhe as votohet. Ne jemi për të denoncuar rastet konkrete. Përpjekjet për të dëmtuar imazhet e zgjedhjeve këto janë cështje që do të gjykohen me votë më 21 qershor. Ky spot është inkurajues për të gjithë qytetetarët. Në lidhje me deklaratën e Berishës, jam dakord që i bën thirrje Bashës të heqe dorë nga ideja e bojkotit sepse është i dëmshëm për opozitën.”, u shpreh kreu i LSI.
Sigal