Meta: Franca, një aleat i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për të ardhmen e rajonit

401
Sigal

Kryeparlamentari Ilir Meta, ka zhvilluar dje një takim me Ambasadorin e ri të Francës në Shqipëri, Bernard Fitouss. Ai u shpreh se: Franca si vend me peshë të veçantë në Bashkimin Europian, përfaqëson një aleat të rëndësishëm për Shqipërinë dhe për të ardhmen e gjithë rajonit tonë. Në këtë drejtim, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe vëmendjen gjithnjë në rritje të Francës ndaj Shqipërisë, duke vënë në dukje intensifikimin e shkëmbimeve të gjithanshme dypalëshe gjatë viteve të fundit. Ambasadori Fitoussi shprehu kënaqësinë për fillimin e detyrës së re dhe njëkohësisht bëri një vlerësim për progresin e gjithanshëm që ka arritur Shqipëria në vite si në planin social ashtu edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian, duke theksuar se marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ndër-parlamentare mes dy vendeve të përfitonin edhe më tepër nga forcimi i dimensionit ekonomik e tregtar të bashkëpunimit dypalësh. Gjithashtu, Kreu i Kuvendit Meta, u takua dhe me e Kongresit Botëror Hebraik (VvJC) Ronald S. Lauder. “Meta i uroi mirëseardhjen në Shqipëri delegacionit të kryesuar nga Lauder duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen për vëmendjen që VvJC i kushton Shqipërisë dhe rajonit tonë. Në këtë kontekst, Meta shprehu vullnetin për të forcuar marrëdhëniet me komunitetin e hebrenjve nga e gjithë bota duke theksuar se Shqipëria mirëpret investimet kryesisht në fushat e burimeve natyrore, turizmit, energjisë, agro-përpunimit dhe teknologjisë.”