Meta flet para Komisionit Hetimor: Më 8 qershor do të digjnin Kuvendin, mund të kishte viktima

107

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar pas Komisionit Hetimor se më datë 8 qershor ishte planifikuar të digjej Kuvendit, ditën kur po zhvillohej mitingu i PD-së.

“Përveç Kushtetutës kemi edhe marrëveshjen e asocim stabilizimit. Duhet të mbrojmë të drejtën për zgjedhje. Kjo është sa i takon anës Kushtetuese. Një arsye themelore, se unë jam edhe kryetari i Sigurisë Kombëtare, është siguria publike.

Nuk do të bëja një ekspoze më të gjatë. Për shkak të detyrës time kam pasur informacione, si në rrugë zyrtare dhe nga institucionet zyrtare dhe por edhe burime të tjera, do të kishte trazira.

Në datë 7 qershor, një ditë para se të shfuqizoja 30 qershorin, kam marrë një informacion sekret dhe të klasifikuar, mund të njihet edhe komisioni. Persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e PD-së për të djegur kuvendin e Shqipërisë. Kjo ishte tërësisht e vërtetë dhe mund të kishte viktima,”-shpjegoi Meta.