Meta: Efiçencë për sistemin gjyqësor dhe organet shtetërore

654
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u shpreh se profesioni i noterit në Shqipëri, ka peshën e tij domethënëse brenda sistemit të drejtësisë, sepse cilësia e shërbimit të tij, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në efiçensën e gjyqësorit por dhe të organeve të tjera shtetërore. “Edhe pse për një periudhë të gjatë kohe, roli i noterit e humbi peshën e vet, shumë shpejt ky profesion rigjeti pozitën e tij, dhe sot ai paraqitet me kompetenca të plota dhe autoritet publik, me funksion të deleguar nga shteti, brenda fushës së profesioneve të lira”, tha Meta gjatë Kongresit të II-të të Noterëve. Meta tha se gjatë këtyre viteve të funksionimit, edhe profesioni i noterit është ndeshur me vështirësi, të cilat janë vlerësuar nga Kuvendi, duke bërë që natyrshëm edhe noteria si pjesë e sistemit të drejtësisë, të përfshihet në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë.
Sigal