Meta: E papranueshme që edhe pas 27 vitesh, të rinjtë nuk e gjejnë të ardhmen në Shqipëri

594
Në Festën Kombëtare të Rinisë, Presidenti Ilir Meta organizoi një pritje në Pallatin e Brigave. Gjatë fjalës së tij meta theksoi se duhet të bëjmë gjithçka për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit -si dhe për respektimin e të drejtave të njeriut. “Të përpiqemi për t’i hapur shpresat rinisë shqiptare në vendin tonë. E papranueshme që edhe sot pas 27 vitesh shumë të rinj të aftë e të talentuar, ta kërkojnë të ardhmen jashtë vendit të tyre. Sot më tepër se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë për pjesëmarrjen aktive të rinisë, për energjinë e saj dhe për lidershipin e saj. Një vend pa të rinjtë është si një familje pa fëmijë. Ndaj 8 dhjetori sot nuk është vetëm një ditë nderimi për studentët e viteve 90 dhe veprën e tyre, por është dhe apel për të rinjtë e sotëm që të mësojnë dhe frymëzohen nga guximi kurajë dhe sakrifica e bashkëmoshatarëve të tyre të atëhershëm, në mënyrë që edhe ata të marrin më shumë përgjegjësi për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e rinisë evropiane.” tha Presidenti Ilir Meta.
Sigal