Meta: Duhen vendime të mirëstudiuar dhe të konsultuar

537
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi se kishte pritur me kënaqësi zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, për të shkëmbyer mendime për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë. “Ndamë të njëjtën bindje se Rruga e Kombit është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë”, u shpreh Presidenti. Sipas kreut të shtetit, çdo vendim duhet të jetë i konsultuar dhe i mirëmenduar. “Mirëmbajtja dhe rritja e standardeve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, nënvizoi Presidenti Meta në deklaratën e tij pas takimit me zv/kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, i cili ndodhej dje në Tiranë.
Sigal