Meta: Dialog ndërkombëtar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

587
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi dje Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Mongolisë, Tseredorj Jambaldorj. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe theksoi se duhet punuar më shumë për identifikimin e fushave të bashkëpunimit. Presidenti Meta nënvizoi nevojën e vijimit të dialogut politik midis dy vendeve në funksion edhe të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi nevojën e plotësimit të kuadrit ligjor dypalësh me marrëveshje që krijojnë lehtësira për bashkëpunimin ekonomik dhe në fushën e drejtësisë.
Sigal