Meta dhe Kryemadhi: LSI me politikat e saj, në mbështetje të fëmijëve

471
Zv/ kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta mëngjesi i sotëm i ka gjetur me një bebe në krah. Mëngjesi i sotëm Aria, me aromën e saj i ka bërë ata të kujtojnë dhe kuptojnë shumë gjëra. Zv/ kryetarja, Kryemadhi ka premtuar se LSI me projektet e saj do jetë gjithnjë në mbështetje të politikave për kujdes shëndetësor dhe arsimim të shkëlqyer për të gjithë fëmijët. “Nuk ka aromë më të dashur në botë, se ajo e bebeve. Sot në mëngjes me Ilirin takuam Arian, që na bëri të kuptojmë, se fëmijët tanë janë tashmë të rritur dhe na kishte marrë malli për të mbajtur dhe përkëdhelur një bebe. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë në këtë qershor! Çdo ditë është e rëndësishme për fëmijët tanë, por sot duhet të përpiqemi t’i gëzojmë ata pak më shumë se ditët e tjera. Ndaj sipas mundësive, le të jemi sa më pranë tyre dhe t’i bëjmë të ndihen të lumtur e të gëzuar. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Le ta shndërrojmë këtë ditë në gëzim për të gjithë fëmijët shqiptarë. Ne me projektin tonë do të jemi gjithmonë në mbështetje të politikave për kujdes shëndetësor dhe arsimim të shkëlqyer për të gjithë fëmijët dhe kujdes special për fëmijët me nevoja speciale. Sepse ne besojmë te familja, te vlerat e saj dhe për këtë do punojmë çdo ditë me përkushtim”, – shkruan Kryemadhi në facebook.
Sigal