Meta dënon kërcënimin e Kaprit në Pogradec: Të vazhdojë garën

461
Kreu i Kuvendit, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka dënuar kërcënimin e kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë e Pogradecit.
Meta ka kërkuar të hetohen pretendimet e selisë blu dhe nëse rezultojnë të vërteta të ndëshkohen përgjegjësit.
Kryetari i LSI nga ana tjetër ka inkurajuar kandidatin e PD-së, zotin Kapri të vijojë garën zgjedhore, duke i uruar edhe suksese.
Më herët kreu i grupit parlamentar demokrat,Edi Paloka, deklaroi se kandidati Eduard Kapri është kërcënuar përmes mesazheve telefonike, përmes të cilave i kërkohej të tërhiqej nga gara brenda tre ditësh ose do të kishte pasoja.
Sigal