Meta dekreton kolonel Bajram Begajn me gradën ‘Gjeneral Brigade’

481
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar me gradën “Gjeneral Brigade” kolonel Bajram Rushit Begajn.
Begaj është me detyrë shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT. 
Kolonel Bajram Begaj u dekretua me gradën madhore me propozim të Ministrit të Mbrojtjes.
“Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH ”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Bajram Rushit BEGAJ me detyrë “Shefi i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”” thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në fund të muajit korrik, Meta dekretoi me gradën “Gjeneral Brigade” edhe kolonel Bardhyl Myrteza Kollçakun, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
Sigal