Meta dekoron motrën e Mbretëreshës Geraldinë në Francë, ja motivacioni

536
Presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar dje dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, motrës së Mbretëreshës Geraldinë, zonjës Sylviane Muselier për kontributin që ka dhënë me ndihma humanitare për Shqipërinë.
Meta e vlerëzon Muselier si një zonje të jashtëzakonshme që shtëpinë e saj në Marsejë e ktheu në shtëpinë e shqiptarëve.
“Ishte jo vetëm një detyrim institucional por edhe një nder i veçantë t’i dorëzoja sot në Marsejë, Sylviane Muselier, një zonje të jashtëzakonshme Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, për kontributin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë. Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencës, edhe e paqes, edhe republikane, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra.
Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtepi të shqiptarëve.
Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët”, shkruan Meta.
Sigal