Meta dekoron me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete kineze: Kanë bërë punë të jashtëzakonshme!

473
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete të shquara kineze, dy albanologë, Profesorin Zheng Enbo dhe gazetarin Wang Hongqi, gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit.

Presidenti Meta vlerësoi me titullin “Naim Frashëri”, zotit Wang Hongqi me motivacionin:

“Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shumanshme në fushën e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë; njohës i shquar i çështjes shqiptare përgjatë zhvillimit të saj, duke shërbyer si urë për komunikimin e vlerave të dy popujve tek njëri-tjetri.

Publicist, përkthyes, autor librash me karakter shqyrtimi për ngjarje e personalitete të botës shqiptare”.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi me titullin “Naim Frashëri”, zotin Zheng Enbo me motivacionin:

“Në vlerësim për veprimtarinë si albanolog kinez për më shumë se gjysmë shekulli, me përkushtim të përhershëm ndaj trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar; promovues i letërsisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare; profesor, studiues, publicist në dobi të pasqyrimit të Shqipërisë në Kinë e në botë”.