Meta dekoron ish-shefin e SHISH, Visho Ajazi vlerësohet për luftën ndaj drogës. Leonard Demi largohet nga NATO

619
Meta dekoron Visho Ajazin: Kontribut të veçantë për Sigurinë Kombëtare
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika është dekoruar nga Presidenti i Republikës. Kreu i Shtetit Ilir Meta, e ka dekoruar zotin Visho Ajazi Lika me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Presidenti Meta i akordoi dt. 05/12/2017, nr. dekreti 10676 zotit Visho Ajazi Lika “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Motivacioni i dekoratës është “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”. Kujtojmë se Visho Ajazi është propozuar nga Kryeministri Edi Rama për pozicionin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO.
Dekretohet lirimi i Leonard Demit, zbulohet kur do të vendosë Meta për dekretimin e Ajazit
Ditën e djeshme Presidenti i vendit Ilir Meta liroi nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Leonard Demi, pas përfundimit të mandatit. Në vendin e tij pak javë më parë Kryeministri Edi Rama, propozoi ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Por lidhur me këtë propozim deri më tani kreu i shtetit nuk është shprehur me dekret. Ditën e djeshme ndërsa vendi i ambasadorit mbeti bosh, mësohet edhe se kur Presidenti Meta do të shprehet për kandidaturën e Visho Ajazit. Burime nga Presidenca bëjnë me dije se dekretimi i Visho Ajazit si ambasador i Shqipërisë në NATO, do të ndodhë menjëherë pas paraqitjes së tij në Komisionin e Jashtëm parlamentar. 
Sigal