Meta: Çdo votë për Dakon do të transformojë bashkinë e re

454
Teksa mori pjesë në paraqitjen e programit të kandidati të ASHE-së për bashkinë e Durrësit në Kullë të Sukthit, kreu i LSI, Ilit Meta cilësoi se qeverisja lokale nën drejtimin e Vangjush Dakos do ketë mbështetjen e qendrës.

Ilir Meta: Zoti Dako me përvojnë e krijuar gjatë këtyre viteve do të kurorëzojë me sukses administrimin në interesin tuaj dhe të gjithë komunitetin. Kjo reformë administrative-territoriale do të rrisë bashkëpunimin mes qeverisë lokale dhe qeverisë qendrore.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, rregullimi i kanaleve vadisë, rritja e punësimit, ishin në qendër të programit të kandidatit të përbashkët të së majtës për Durrësin vangjush dako.

Vangjush Dako: Jemi të angazhuar të bëjmë azhornimin, të marrim certifikatën e pronësisë dhe pastaj të bëjmë legalzimin e pronave tuaja. Të ketë vetëm qendër grumbullimi të mbetjeve urbane.
Kandidati i ASHE-së për Durrësin, I shoqëruar nga Meta, vizituan dhe një fermë në Hamallaj. Meta garantoi mbështje të fermerëve për zhvillimin e bujqësisë, për rritjen e punësimit, për furnizimin e tregut vendas me produkte bio të certifikuara dhe të sigurta. Dako përsëriti angazhimin e tij për sigurimin e vadidtjes dhe prezantoi nismën e krijimit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Tokë Bujqësore.
Sigal