Meta: Çdo nismë t’i shërbejë ekonomisë, ka ikur koha e politikave të vjetra

503
Sigal

TIRANË – Në konferencën e Komisioneve Parlamentare të Ballkanit Perëndimor, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ndërsa vlerësoi një sërë arritjesh pozitive në rajon theksoi se “Pavarësisht zhvillimeve pozitive, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, paqja dhe mirëqenie nuk mund të quhen të mirëqena.”
 
Bushati sqaroi se kjo ndërlidhet me mos harmonizimin e vendeve të Ballkanit ndaj problemeve të ndryshme duke marrë si shembull edhe situatën në Ukrainë ku theksoi se vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi harmonizuan qëndrimin e tyre me atë të BE.

“Pavarësisht zhvillimeve pozitive, rajoni i Ballkanit Perendimor, paqja dhe mirëqenia nuk mund të quhen të mirëqena. Nëse shohim se si rajoni i përgjigjet sfidave, shohim një rajon që nuk është harmonizuar. Ndaj ngjarjeve në Ukrainë vetëm Shqipëria dhe Mali i zi harmonizoi qëndrimin me BE. Rajonit tonë i mungojnë disa elementë. Rajoni vijon të jetë një hapësirë e papërfunduar nga pikëpamja e sigurisë, me 3 vende që nuk janë anëtare.”- tha Bushati.

“Duhet të kapërcejmë sfida të mëdha duke e pasur procesin e integrimit si urën më të rëndësishme të bashkëpunimt. Ky proces i rëndësishëm bazohet në meritën e secilit nga vendet tona. Bashkëpunimi në fusha të caktuara do të na mundësojë në zhvillime më të mëdha të vendeve tona, veçanërisht në fusha prioritare”, tha ministrja Gjosha.
Sot, theksoi Gjosha, “në emër të integrimit, Ballkani Perëdimor është në paqe të plotë. Shqipëria sot po bashkëpunon ngushtë me vendet fqinje, për të pasur projekte infrastrukturore. Duhet të bashkëpunojmë në hapjen e tregeve tona, për t’i bërë të konkurrueshme me BE. Duhet punuar për një plan strategjik koherent për forcat e punës, që të konkurojë në tregun europian”.- tha Bushati.

Ora 09:28 Gjosha: Integrimi mbetet mundësia jonë e artë
Ndërsa ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, u shpreh se, “BE ka pasur në themel bashkimin e vendeve dhe asnjëherë veçimin. Sot kemi të qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e varfërojnë Europën, por e pasurojnë atë”.

Ministrja Gjosha theksoi se, “Shqipëria ka pak muaj që ka marrë statusin dhe është e bindur për të mos humbur kohë. Integrimi mbetet mundësia jonë e artë. Shqiparët sot si mbëstetës të anëtarësimit në BE, janë të vendosur të ndjekin rrugën e reformave”.

Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (SEECP) mbahet në kuadër të Presidencës shqiptare të SEECP dhe në vijim të takimit të frytshëm të mbajtur në Bukuresht gjatë presidencës rumune të SEECP. Ky takim synon të jetë një mundësi për shkëmbimin e përvojave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për procesin e integrimit dhe të kontribuojë në koordinimin e veprimtarive të përbashkëta që do të ndërmerren nga vendet e rajonit për çështjen e integrimit evropian në kuadër dhe të Konferencës së Berlinit, gusht 2014.

Ora 09:22 Meta: Çdo nismë t’i shërbejë ekonomisë, ka ikur koha e politikave të vjetra
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ftuar në konferencën e SEECP duke kërkuar që çdo nismë rajonale t’i shërbejë projekteve ekonomike theksoi se Koha e politikave të vjetra e destruktive në Ballkan ka kaluar.

“Çdo nismë rajonale t’i shërbejë projekteve ekonomike theksoi se Koha e politikave të vjetra e destruktive në Ballkan ka kaluar. Qëllimi ynë i përbashkët është përshpejtimi i proceseve europiane. Ndërveprimi dhe ndërlidhja rajonale janë kyce. Ndërveprim në arsim, infrastrukturë, klimë biznesi e cila do të sjellë rritje ekonomik dhe më shumë punësim. Rajoni do të luajë një hov në ekonomi. Të ndërtojmë linjat hekurudhore. Të krijojmë një treg prej 20 milionë konsumatorësh. Mbështesim pa kursyer axhendën Evropian. E ardhmja jonë e përbashkët Evropa. Parlamentet tona themeli promotor i zhvillimit.”- tha Meta.

Në fjalën e tij, kryetari Meta e vlerësoi takimin si një përpjekje për ta kthyer SEECP-n në një platformë bashkëpunimi të të gjitha vendeve të rajonit, në mbështetje të axhendës së përbashkët të integrimit në BE.

Kreu i Kuvendit theksoi se zhvillimet e fundit në hapësirën europiane, situata në Lindjen e Mesme, sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kriza globale na detyrojnë ta shohim të ardhmen tonë me një shikim më të mprehtë.

“Pavarësisht, lodhjes së disa vendeve nga zgjerimi i BE-së, ne këtë vazhdojmë ta shohim si projektin politik dhe gjeostrategjik më të suksesshëm për garantimin e paqes e stabilitetit. Ne sot kemi më shumë arësye për të rritur ndjeshëm bashkëpunimin tonë rajonal”, u shpreh Meta, ndërsa shtoi se forcimi i perspektivës europiane për secilin vend të rajonit tonë është kyç për thellimin e bashkëpunimit.

“Koha e politikave të vjetëruara dhe nacionalizmave destruktivë ka kaluar tashmë në Ballkan dhe sot është koha e qasjes pragmatike, duke shembur barrierat administrative dhe duke hapur rrugët e zhvillimit ekonomik”, tha Meta. Kjo, sipas tij, do të sjellë më shumë mundësi punësimi për qytetarët dhe më tepër stabilitet për gjithë rajonin.

Sipas kryeparlamentarit, forcimi i perspektivës europiane për vendet e rajonit do të thotë që çdo nismë rajonale t’i shërbejë forcimit ekonomik të tyre, si një hapësirë e unifikuar e dinamike përballë investitorëve të huaj.

Ora 09:18 Dade: Siguria në rajon cenohet me ngjarjet në Ukrainë dhe me Kalifatin Islamik
Punimet e konferencës u çelën nga kryetarja e komisionit të Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë, Arta Dade, e cila e vuri theksin tek bashkëpunimi mes vendeve të SEECP-t në luftën kundër terrorizmit.

Dade theksoi se Siguria në rajon cenohet me ngjarjet në Ukrainë dhe me Kalifatin Islamik. Ajo vlerësoi masat e marra ndaj çështjes së luftëtarëve nga vendet e Ballkanit që shkojnë për të luftuar në Siri.

“Siguria në rajon cenohet me ngjarjet në Ukrainë dhe me kalifatin Islamik. ISIS po shkatërron vlerat historike të njerëzimit.Çështja e ushtarëve të huaj ka marrë vëmendjen e duhur nga ne. Solidaritet me Francën e Danimarkën për sulmet terroriste.”- tha Dade.

Ora 09:00 Mblidhen krerët e komisioneve të Politikës së Jashtme të vendeve të Ballkanit (SEECP)
Kryetarët e komisioneve parlamentare të Politikës së Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (SEECP) janë mbledhur sot në Tiranë në kuadër të Presidencës shqiptare të kësaj organizate.

Në qendër të punimeve të konferencës është shkëmbimi i përvojave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për procesin e integrimit dhe kontributi në koordinimin e veprimtarive të përbashkëta që do të ndërmerren nga vendet e rajonit për çështjen e integrimit evropian, në kuadër dhe të Konferencës së Berlinit, që u mbajt në gusht të vitit të kaluar.