Meta – Boldrini në konferencë për mediat, Boldrini: Flukset migratore nuk luftohen duke ngritur mure

434
Sigal

Boldrini: Për mua është një emocion i madh të jem në Shqipëri. Është një
nder që ndodhen në këtë parlament dhe gjithashtu dua tju falenderoj për
dekoratën që do të marr më pas nga presidenti i Republikës.


Ndihem e emocionuar sepse
rikthehem në Shqipëri pas rreth 20 vitesh, një Shqipëri të ndryshuar, kjo
tregon rrugëtimin e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria.


Italia e ka mbështetur
anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Konsideroj të vlefshme reformën kushtetues,
kjo edhe në vijim të reformës në drejtësi. Marrëdhëniet mes dy popujve tonë
janë të vecanta, të shkëlqyera. Fluksi i shtetasve shqiptarë që kanë emigruar
në Itali këto vitet e fundit, ka bërë të mundur që në itali të jetojë një
komunitet i madh Shqipëtarës, të integruar dhe që krijon mirëqenie për vendin
tim.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë ai
i shqiptarëve në Itali, por fal tyre ata arritën të integrohen. Kjo përbën një
rëndësi të madhe për komunitetin shqiptar, sepse ata nëpërmjet sipëmrarrjeve jo
vetëm ka punësuar veten por ka foruar punë edhe për italianët.

Kjo përbën edhe një shembull të
shkëlqyer edhe për vendet e tjera të BE, por edhe ata sipërmarrës që kanë frikë
të investojnë. Pra integrimi është mëse i mundur. Nuk luftohen flukset
migratore përmes mureve apo telave me gjemba.

Unë u vura në dijeni për numrin
e madhe që jetojnë dhe punojnë në shqipëri. Studentët italianë vijnë dhe
studiojnë në Shqipëri. 20 vite më parë kjo ishte e pa menduar.