Meta bisedë me Hahn: Pas miratimit, zbatimi është i sigurt

456
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Komisionerin e BE, Johannes Hahn. Gjatë kësaj bisede telefonike mes Komisionerit Hahn dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili ndodhet në Filadelfia, Hahn shprehu përgëzimet e tij për arritjen e konsensusit dhe miratimin me unanimitet të reformës në drejtësi. Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për të gjithë forcat politike parlamentare dhe BE dhe veçanërisht ndaj Komisionerit Hahn për ndërhyrjen e tij të vendosur për përmbylljen me konsensus të plotë dhe me sukses të kësaj reforme madhore.
“Pas miratimit të saj me konsensus, implementimi i saj është më i sigurt, por edhe ecuria e mëtejshme e integrimit evropian është më e sigurt dhe më e qartë”, theksoi Meta. Nga ana e tij, Hahn falënderoi Metën për përpjekjet e vendosura për konsensus dhe shprehu bindjen se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe në një rrugë më të qëndrueshme drejt BE-së. Meta garantoi z. Hahn se do të vazhdojë përpjekjet e tij të vendosura për fillimin e zbatimit sa më parë të reformës në drejtësi. Kryetari i Kuvendit theksoi se konsensusi i arritur nuk duhet të jetë momental, por të shërbejë si shembull për forcimin e dialogut politik dhe thellimin e të gjitha reformave në të gjitha fushat.
Sigal