Meta-Berishës: “Mos shih ëndrra me sy hapur, nuk do i bojkotojmë zgjedhjet, do i fitojmë!”

500
Sigal

Nga Vlora, kreu iLSI-së Ilir Meta tha se, pas 24 qershorit askush nuk do mund ta anashkalojë më këtë qytet, ku lindi shteti shqiptar. “Vlora na ka bërë të ndjehemi krenarë edhe nëntorin që kaloi. Pavarësisht se u bënë përpjekje për ta anashkaluar në 100- vjetorin e Pavarësisë, vendin, ku u krijua shteti dhe patriotin, burrin që ngriti flamurin Ismail Qemali. Ata që u përpoqën të anashkalojnë Vlorën dhe Ismail Qemalin bënë gabim se guxuan të maten me historinë. Por, më 24 qershor ata nuk do mund të bëjnë më histori dhe Vlora e Qemali do mbeten të shtrenjta e të dashura për të gjithë”, -tha Meta. Për Metën, qytetarët e Vlorës meritojnë dhe duan që Shqipëria të zhvillohet ekonomikisht e të integrohet në BE, por siç tha ai vendi është sot në udhëkryq dhe integrimi mbahet peng nga politika konfliktuale. “Kur thua Vlorë të vjen në mend shteti dhe institucionet e tij. Sot pas 100 vitesh ne jemi vend anëtar i NATO-s, vendi ka bërë jo pak në rrugën e mundimshme drejt BE, vendi është zhvilluar falë sakrificave të qytetarëve shqiptarë, me rëndësi për të është edhe liberalizimi i vizave, ndërsa integrimi i papërmbushur dhe i parealizuar, sot e lë vendin në udhëkryq se politika e mbrapsht dhe konfliktuale e mban Shqipërinë larg BE. Ndaj jemi sot këtu për të dhënë mesazhin se Vlora dëshiron të ecë më shpejt në rrugën e integrimit. Kush premton 250 mijë vende pune, kur nuk hapi dot 50 mijë në 8 vite i them se Vlora nuk ngopet me lugën e zbrazët, se Vlora kërkon ndryshim. Shqipëria kërkon një model të ri ekonomik, një ekonomi që eksporton e konkurron. Ndaj jemi sot këtu për të thënë se Vlora nuk mund të pajtohet me arrogancën dhe vetëkënaqësinë për ekonominë. Nuk mund të vazhdohet të qeveriset me lëvdata, kur borxhet ndaj kompanive të punëve publike po shkojnë në 300 milionë euro të papaguara, duke rritur kreditë e këqija, nuk mund të vazhdohet me efuroi për ekonominë kur borxhi për mosrimbursimin e TVSH po arrin në 200 milionë euro”, tha ai. Sipas Metës, Shqipëria ka nevojë për një alternativë që kujdeset për njerëzit, një projekt dhe plan konkret për ekonominë dhe punësimin, për bujqësinë e fermerët.LSIështë e vendosur për grantet dhe subvencionet për të rritur prodhimin bujqësor, në do rrisim investimet në sektorin turistik, ne duan Shqipëri dhe Vlorë me turizëm të zhvilluar.  Meta tha se,LSIështë për një Shqipëri që krijon lehtësira fiskale për biznesit me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe që konkurron në rajon. Meta theksoi se, vendi ka nevojë për një shtet ligjor që respekton Kushtetutën dhe jo një ‘ambulancë’ që vjen sa herë vendi ka nevojë’. Kreu iLSIshprehu vendosmërinë për të qëndruar larg politikës konfliktuale, që mban peng mirëqenien e shqiptarëve dhe integrimin në BE, teksa tha e vendi ka nevojë për pjekuri politike pasi Shqipëria është i vetmi vend në NATO që zhvillon zgjedhje që në fund kontestohen. “Ne jemi sot këtu për të shprehur vendosmërinë tonë si forcë politike për ti qëndruar larg konfliktualitetit politik shterpë që mban peng mirëqenien e qytetarëve dhe integrimin Evropian. Ne duam një Shqipëri pa politikan përçarës, të cilët e kthyen para një jave Parlamentin në Parlamentin e ‘leshit’ dhe sot e kthyen ne Parlamentin e ‘veshit’. Nga Vlora, kreu iLSI-së siguroi kryeministrin Berisha që opozita jo vetëm që nuk do i bojkotojë zgjedhjet e 23 qershorit, por u shpreh i sigurt për fitoren e tyre. “Dua t’i them kreut të PD-së nga Vlora të mos shohë ëndrra me sy hapur që opozita do të bojkotojë zgjedhjet, pasi opozita, Vlora dhe Shqipëria duan që zgjedhjet të bëhen sot. Ne duam të nisim një politikë bashkëpunimi dhe me demokratët që sot janë në maxhorancë pasi ata janë komshinjtë tanë, pasi ata e dhanë maksimumin që mund të jepnin gjatë këtyre 8 viteve, tani është koha për ndryshim dhe përmes këtij ndryshimi do të ketë një bashkëpunim”, përfundoi Meta.