Meta, Bashës: Regjistrohu në zgjedhjet e 13 Tetorit, ndryshe je në bashkëfajësi me Ramën

280

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar sot një mesazh të drejtpërdrejtë kreut të opozitës, Lulzim Bashës, duke i kërkuar të regjistrohet në zgjedhjet e dekretuara të 13 tetorit.

Meta ka theksuar në mesazhin e qartë për kryedemokratin se “zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje” dhe se opozita, duke qëndruar në anën e ligjit dhe të institucioneve, do të ndihmojë vendin por edhe vetveten.

Meta ka sjellë si shembull kuptimplotë se si veproi Serbia për të dënuar Millosheviçin.

Në vijim, shënimi i plotë i Presidentit në Fb:

Ilir Meta: “Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten.

Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.

Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës.

Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi. Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi! 18 tetori po afron!”