Meta: Basha mashtroi Mediun për Dukën në Durrës, s’e ka për turp të gënjejë shkodranët

56
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka sulmuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën gjatë përmbylljes së fushatës për 21 qershorin në Shkodër. Sipas tij, e gjithë Shkodra dje ka qeshur me “çiftin” Luli Mediu”. Sipas Metës, shkodranët nuk mund ta besojnë Bashën, pasi e dinë që ai gënjen.
Meta tha se Basha gënjehu Mediun, aleatin e tij besnik, për kandidimin e Dukës në Durrës dhe sipas tij, ai nuk e ka për gjë të gënjejë edhe shkodranët.
“Dje e gjithë Shkodra ka qeshur kur çifti Luli-Mediu doli të merrte nëpër gojë kandidaten tonë. Por këta – nuk dua të them atë fjalë që thatë ju – këta menjelehtë – kjo është fjala më e sjellshme në këtë rast – a mendojnë se shkodranët mund t’i besojnë një njeriu që gënjen për qejf, se nga halli gënjen njeriu. Ky gënjen për qejf. Demokratët e Shkodrës thonë se ai të gënjen edhe për orën”, tha Meta.
“Doli dje me Mediun dhe të gjithë e mbajnë mend se çfarë tha Mediu për Durrësin. Tha se ai na ka mashtruar se na tha se do të kandidonte Dukën në Durrës. Kur Luli gënjen Mediun, aleatin besnik, a ka turp ai që të mos gënjej shkodranët?”, vijoi më tej Meta.
Gjithashtu, kreu i LSI-së ironizoi edhe Voltana Ademin kur iu drejtua se dyshja Rama-Meta nuk kanë mbaruar, por akoma nuk kanë filluar. “Shkodrës nuk i duhet kënga ‘Rama-Meta ka maru’ se Shkodra e di mirë se Rama-Meta s’ka filluar akoma”, tha kreu i LSI-së.