Presidenti Meta: Angazhimi ynë në NATO është një përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit tonë, në Mesdhe

415
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në Facebook duke e quajtur angazimin tonë në NATO një përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit tonë, në Mesdhe.

Shqipëria mbështet fuqishëm politikën e “Dyerve të Hapura” për zgjerimin e Aleancës me vendet e rajonit,-shkruan Meta.

Ja postimi i plotë:

Angazhimi ynë në NATO nuk i shërben vetëm sigurisë sonë kombëtare dhe zhvillimit të vendit, por mbi të gjitha është një përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit tonë, në Mesdhe dhe më tej. Ndaj, Shqipëria mbështet fuqishëm politikën e “Dyerve të Hapura” për zgjerimin e Aleancës me vendet e rajonit.