Meta: AMA larg politikës! Ka bazën e duhur ligjore për funksionim efikas

518
Sigal

TIRANE – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka theksuar se është shumë e rëndësishme që Autoriteti i Mediave Audiovizive të jetë i pavarur nga politika si një shprehje e qartë e lirisë së medias dhe shprehjes, ndërsa ka shtuar se për të ia arritur kësajh Kuvendi i Shqipërisë nga ana e tiji i ka siguruar të gjithë legjislacionin e nevojshëm.

Duke folur në konferencën ku u prezantuar një studimi i Komisionit Evropian mbi AMA-n, Kreu i Kuvendit Meta, u shpreh se është shumë e rëndësishme që ky  institucion të qëndrojë larg ndikimeve politike për të qenë në shërbim të popullit, në kuadër të sfidave të reja që e presin vendin, mes të cilave edhe integrimit evropian.

I përcaktuar si një nga kriteret bazë të lirisë së shprehjes dhe të medias, Kryeparlamentari nga ana e tij shprehu vullnetin e qeverisë për të garantuar pavarësinë e AMA-s, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen e  dhënë nga Bashkimi Evropian.

“Ne jemi shumë të ndjeshëm sa i përket cilsisë dhe pavarësisë së AMA-s në Shqipëri ndaj dhe ky studim na ofron një analizë të pavarur. Më lejoni të shpreh mirënjohjen për punën e bërë. AMA ka detyra të rëndësishme sa i përket lirisë së medias dhe asaj të shprehjes. Ajo që pritet nga AMA është që të qëndrojë larg politikës, të jetë e paanshme në shërbim të interesit publik. Me miratimin e ligjit të ri në mars 2013, i hartuar me ndihmën e specializuar të organizatave ndërkombëtare, ku Këshilli i Europës dhe BE kanë luajtur një rol parësor, Kuvendi i Shqipërisë i ka siguruar AMA-s gjithë bazën ligjore të nevojshme për një funksionim efikas që i japin mundësinë të çojë përpara sfida të rëndësishme për vendin. Ky studim i paanshëm dhe profesional ka për qëllim ndërtimin e një themeli për të ardhmen, duke lënë pas një periudhë të vështirë të këtij institucioni dhe tu bëjë ballë sfidave të reja. Ndaj ne i kushtojmë dhe do ti kushtojmë rëndësi garancisë së pavarësisë së AMA-s. Në këtë drejtim ne vlerësojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian. Kjo vlen edhe më tepër për një autoritet të medias që duhet të jetë i pavarur dhe i paanshëm.” tha Meta