Meta-Ahmeti: Faktori politik shqiptar në Maqedoni pro marrëveshjes përfundimtare me Greqinë

162

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në një takim, kreun  e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Takimi është zhvilluar në selinë e presidencës.

Me një postim në Facebook, Presidenti Ilir Meta tregon se ishte një takim i përzemërt.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta:

Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti.

Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO.