Meta: Aeroporti funksional në Kukës do hapë 250 vende pune për të rinjtë

437
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaron se aeroporti i ri i Kukësit do të bëhet shumë shpejt funksional. Sipas tij, ky aeroport do të hapë 200-250 vënde të reja pune për të rinjtë dhe të rejat e Kukësit.
Deklarata e Metës është bërë gjatë një takimi më të rinjtë e Kukësit, ku shoqërohej nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi si edhe nga deputetët z. Vexhi Muçmata dhe z. Ylli Shehu.
Lideri i LSI u shpreh se aeroporti i Kukësit do të krijojë mundësi të reja zhvillimi, ndërsa premtoi mbështetje edhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Në fjalën e tij përpara të rinjve, kryetari i LSI-së shprehu besimin se me mbështetjen e fortë të rinisë në Kukës, në zgjedhjet e 21 qershorit do të merret një fitore bindëse. Z. Meta tha se programi i z. Halilaj dhe i mazhorancës është që Kukësi të mos jetë thjesht vendlindja e të rinjve kuksiane, por edhe e ardhmja e tyre.
“Programi i kryetarit të ardhëm të bashkisë së re të Kukësit, është i vetmi program që ekziston sot për banorët e Kukësit, dhe është programi më gjithëpërfshirës që u drejtohet të gjithë shtresave të Kukësit. Ajo që unë dua të shpreh mbështetje të veçantë është pesha që i jep ky program problemeve të rinisë së Kukësit dhe angazhimi për t’i zgjidhur këto probleme sëbashku me të rinjtë dhe të rejat e Kukësit”, tha Meta.  
Sigal