META : Absolutisht të gjithë janë dhe duhet të jenë të barabartë përpara ligjit.

413
Sigal

Opozita i ka cilësuar si hipokrite ftesat që ju i keni bërë për t’u rikthyer në Parlament. Çfarë hapësirash ka për momentin dhe a po negociohet me opozitën për kthimin e saj në Parlament?

Është e drejta e opozitës të bëjë vlerësimet e saj për ftesat që i drejtohen. Besoj se ftesa ka qenë publike, veprimet kanë qenë konkrete. Dy komisionet hetimore që janë kërkuar janë miratuar, vendimet në këto raste nuk janë individuale, ato merren në bazë të Rregullores. Në çdo moment opozita është e mirëpritur për të përmbushur përgjegjësitë e saj si përfaqësuese e opozitës në Kuvendin ku ajo është zgjedhur për të sjellë zërin e atyre që e kanë votuar dhe absolutisht do të krijohen të gjitha kushtet dhe mundësitë që opozita të ketë të gjithë hapësirën që meriton dhe që ia jep Kushtetuta dhe Rregullorja.

A janë më imun fëmijët e politikanëve se sa ato të qytetarëve të thjeshtë që po arrestohen për vjedhjen e energjisë apo ka fëmijë politikanësh që edhe vrasin…?

Absolutisht të gjithë janë dhe duhet të jenë të barabartë përpara ligjit.

Z. Meta, çfarë do të diskutoni në takimin e së enjtes me Presidentin e Republikës?

Kam një ftesë për t’u takuar dhe pas takimit mund t’iu them se për çfarë do të flitet