Meta 2 orë kokë më kokë me Donald Lu: Ja emergjenca për të cilën diskutuam

499
Ambasadori i Shteteve të Bashkuar të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, i është drejtuar paraditen e sotme Kryesisë së Kuvendit, për t’u takuar me kryetarin Ilir Meta. Në takimin që ka zgjatur plot dy orë, fokusi ka qenë reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi.
Në një deklaratë për mediat, kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se me rëndësi është që aktorët politikë në vend të ulen për të gjetyr një zgjidhje konkrete për reformën zgjedhore.
“Ky takim tepër konstruktiv e bashkëpunues është fokusuar në rëndësinë e zbatimit të reformës në dreqësie, në mënyrë sa më transparente dhe institucionale. Ky takim është përqendruar edhe në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme të standardit të tyre, dhe të përpjekjeve për të përmbyllur reformën zgjedhore, që duhet të ishte përmbyllur me parë. U diskutua edhe për procesin e dekriminalizimi dhe për zbatimin e reformës në drejtësi”, tha Meta.
Një ditë më parë ministri Vasili ka shprehur shpqetësimin për ngritjen e Bordit të Monitorimit? A jeni informuar për këtë?
Meta: Nuk jam këtu për të diskutuar për detaje, por për të konfirmuar vullnetin tonë për të bashkëpunuar me institucionet brenda vendit që kanë angazhim për zbatimin e reformës në drejtësi, si dhe ambasadën e SHBA si një bashkëpunues në këtë proces.
Ku u fokusuat konkretisht në diskutimet për reformën zgjedhore?
Meta: U diskutua për mënyrën se si duhet të ulemi dhe të diskutojmë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Një ditë më parë, ambasadori Lu ka zhvilluar takime edhe me disa ministra, si dhe me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Sigal