Meta‬ merr pjesë në një aktivitet nga “Fondacioni Down Syndrome Albania”

130
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ‎Ilir_Meta‬ mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga “Fondacioni Down Syndrome Albania” me rastin e 21 marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down. Takimi, në të cilin merrnin pjesë fëmijë me sindromën Down dhe prindër të tyre, u zhvillua në ambientet e kësaj qendre në Tiranë. Gjatë aktivitetit Ilir Meta mbajti një fjalë të shkurtër përshëndetëse, ku foli për angazhimin e thellë dhe të veçantë që meriton kjo kategori e shoqërisë, të cilët meritojnë përkujdesje maksimale. Ai theksoi se: “Një nga treguesit më domethënës që dëshmon sesa demokratike, njerëzore dhe sociale është një shoqëri, është mënyra dhe standardet e sjelljes, reagimit, mbështetjes dhe përkrahjes e shtresave më në nevojë të saj. Fëmijët, por dhe më të rriturit më sindromën Down janë një nga këto kategori”.