Meta: 10-fishimi i taksave për biznese, tentativë fashiste!

157
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar si tentativë fashiste të qeverisë paketën fiskale.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se kërcënimi i kryeministrit Edi Rama ndaj bizneseve për 10-fishimin e gjobave, është koha për t’i dhënë fund “bandës në qeverisje”.

Ilir Meta: Shqetësimet më të thella për paketën fiskale të paraqitur nga qeveria. Kur vendi po kalon një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, sidomos prodhimin e punësimin.

PL angazhohet të denoncojë me forcë në parlament e kudo këtë tentativë fashiste që kërcënon më tej përkeqësimin e klimës së biznesit përmes rritjes së dhunës e represionit.

Mjafton kërcënimi fashist për 10 fishimin e gjobave nga Rama për të kuptuar dhe një herë tjetër se është koha për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj bande në qeverisjen e vendit që po varfëron qytetarët e kujton se mund të zgjasë ditët e saj përmes shantazhit ndaj biznesit e sipërmarrjes së ndershme duke 10 fishuar kostot e projekteve që ua jep oligarkëve e klientëve të vet.