Mësuesja me kancer “ia plas” kryeministrit: Prej disa muajsh s’ka ilaç herceptinë në Onkologjik

43
Një banore e Rrëshenit, e prekur nga kanceri i gjirit i ka shprehur shqetësimin e saj kryeministrit Rama, pasi prej muajit gusht të 2017 nuk merr dot mjekin me herceptinë, pasi nuk gjendet ilaçi.
“Unë vuaj nga kanceri i gjirit. S’ka ilaç hereceptinë në Onkologjik, për mua dhe për 130 të sëmurë të tjerë dhe kjo situatë vijon prej muajsh. Nuk kam asnjë vërejtje për mjekët kanë qenë shumë të përkushtuar. Kam muaj që kërkoj drejtorin e spitalit për t’i kërkuar informacion, por nuk e gjej asnjëherë. Që nga mjekja ime dhe të gjitha instancat më thonë se nuk ka ilac. Deri tani duhet të kisha bërë 8 kura por kam bërë vetëm 3”, u shpreh qytetarja.
Gruaja me profesion mësuese, i thotë Ramës se “po ju paraqesin një realitet krejt tjetër për shëndetësinë, dhe se gjëndja është shumë e rëndë”.
Sakaq, kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje:
“E njoh shumë mirë situatën në Onkologjik. Nuk është faji i drejtorit sepse edhe po ta takoje nuk është se do të kishte mundësuar dhënien e ilacit. Problemi qëndron tek fondi dhe parashikimi vjetor i buxhetit për blerjen e medikamenteve. Ka një rritje të lartë të numrit të të sëmurëve me kancer nga viti në vit. Problemi qëndron edhe tek pamundësia buxhetore, e di ky nuk është një justifikim. Buxheti i ri do të mësojë blerje të një sasie më të madhe medikamentesh për trajtimin e sëmundjeve kancerogjene. Do ndryshojmë edhe ligjin për lerjen e medikamenteve në sasi më të mëdha që të shkojnë më shumë se një vit”.