Mesila Doda: Të ndalim përbaltjen e luftës së kosovës, duke mbështetur Ramush Hardinaj

421
Sigal

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar në lidhje me ndalimin e Ramush Haradinjat në Francë, duke vënë në dukje edhe një herë vendimin e Tribunalit të Hagës. Deputetja vë theksin te bashkimi që duhet të ketë politika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kur vjen puna në çështje të tilla që cenohet liria apo sovraniteti i një shteti. Në reagimin e saj, deputetja Doda, ka thënë: “Në fillim u mendua se ishte një gabim, më pas u ndjemë të hutuar dhe tash në fund një dëshpërim krejt i natyrshëm po përhapet me shpejtësi pas lajmit të pabesueshëm, se ish-kryeministri i Kosovës, kryetar i një partie parlamentare, AAK-së, i akuzuar dy herë dhe po aq herë i shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, ndalohet në territorin francez si pasojë e një urdhri ndalimi nga qeveria serbe. Ndalimi nuk ndodh në Serbi, siç mund të kish qenë e kuptueshme…ndodh në Francë, një vend në të cilin Rramush Haradinaj ka qenë edhe herë të tjera, një vend që bën pjesë në forcat e armatosura të KFOR-it që janë të instaluara në Kosovë, një vend që njeh fuqinë e vendimeve të Hagës dhe që konsiderohet si zemër e Evropës. Ka nevojë për veprime e bashkëveprime urgjente. Më së pari shteti shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet të veprojë si një i vetëm. Të lemë mënjanë cicërimat sa në Tiranë e sa në Prishtinë, dhe t’i dalim bashkërisht në krah Rramush Haradinajt që sot është fytyra e Luftës së UÇK-së, anipse e goditur, e përbaltur dhe e tradhtuar. Së dyti, të nisim një proces të vërtetë bashkimi mendjesh e politikash të përbashkëta, të lemë mënjanë marrinat e kombit Kosovar e shqiptar dhe të sillemi si një gjak e një mendje.”