Mesila Doda shpalos platformën euroatlantike të PD-së!

491
E vërteta e qëndrimit në parlament dhe pjesëmarrja në votim e Mesila Dodës tregojë seriozitetin me të cilën kjo deputete ka vendosur për t’i shkuar deri në fund zbatimit të projekteve të saj për dekriminalizimin e shoqërisë dhe politikës shqiptare. 
Ish studentja greviste e Lëvizjes së Dhjetorit që shërbeu si barrikada e parë e shembjes së komunizmit në Shqipëri i tregoi dje ish- sekretarit të organizatës bazë të partisë dhe ministrave të Alisë se komunizmin po e mbajnë ende në këmbë ata të cilët u futën aksidentalisht në Lëvizjen Dhjetoriste. Pikërisht kjo ishte edhe arsyeja për të cilën Mesila Doda qëndroi në votim, pasi ajo nuk mundet kurrsesi të harrojë përpjekjet, heroizmin dhe gjakun e Arben Brocit, Azem Hajdarit dhe dhjetoristëve të tjerë që bënë historinë, por që janë të zhgënjyer pasi ish ministrat e Ramiz Alisë si Gjinushi, Islami apo ish sekretarët e tjerë të Partisë së Punës së Shqipërisë vazhdojnë të mbajnë peng vendin duke u mbështetur dhe financuar nga krimi dhe trafikantët sikurse u pa edhe në çështjen “Doshi-Prifti-Bami –Frroku” etj. 
Por Mesila Doda nuk është e vetme në kauzën e saj të demokracisë së pastër, por pa njerëz të lidhur me krimin brenda saj. Pritet që në ditët e tjera në vijim asaj t’i bashkohen edhe 11 deputetë të tjerë të PD-së, një pjesë e së cilëve u është bllokuar ajri i demokracisë duke ua zëvendësuar atë me pluhurin e bardhë të krimit apo blozën e zezë të tytës së kallashnikovëve. Qëndrimi i sotëm dhe votimi në parlament i Mesila Dodës tregoi se ajo është pro linjës amerikane për dekriminalizimin e politikës. Gjithashtu kjo ishte një shuplakë edhe ndaj qëndrimit të krerëve të PD-së që asnjë deputet i implikuar jo vetëm të mos ketë më vend në Kuvend por të shkojë dhe të japë llogari për gjithçka ka bërë në organet e drejtësisë. 
Burimet konfidenciale nga organet e specializuara të hetimit, por edhe nga grupi i avokatëve të kësaj çështjeje bëjnë me dije për gazetën “Telegraf” se këto ditë pritet të arrestohen edhe 2 deputetë të tjerë të përshirë në skandalet e fundit apo të milionave me tenderat dhe koncesionet. 
Gjeopolitika rajonale dhe shërbimet e huaja sidomos ato ruse, serbe dhe greke kanë penetruar deri në parlament me qëllimin madhor: krijimin e trazirave dhe destabilitetin e vendit. Rasti i protestave para parlamentit shqiptar është në të njëjtën linjë si edhe protestat që kanë nisur në Greqi nga Agimi i Artë, në Serbi nga Shesheli,i ashtuquajturi “Puç” në Maqedoni apo azili i qytetarëve të Kosovws drejt Europës. Ndaj është më aktuale se kurrë edhe deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit se qarqet ruse po tentojne të destabilizojne Ballkanin dhe Europën Qendrore.
Sigal