Mesila Doda: Nevoja për ndryshime radikale në sistemin tonë politik

388
Sigal

Deputetja e PD-së, Mesila Doda u shpreh dje se ka ardhur nevoja për ndryshime radikale në sistemin tonë politik. Sipas deputetes Doda, këto ndryshime që duhen të bëhen janë: “

1. Dekriminalizimi i politikës, drejtësisë dhe administratës nga krimi i djeshëm dhe i sotëm, nga krimi politik dhe ordiner.
2. Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe infrastrukturës zgjedhore, krijimi i mundësisë për votimin e listave të hapura për kandidatët për deputet dhe përmirësim rrënjësor i teknologjisë në administrim dhe numërim
3. Zgjedhja e presidentit nga populli.
4. Reformë jopolitike në sistemin e drejtësisë.
5. Dënim ekstrem korrupsionit dhe krimit, veçanërisht në sferat e larta të vendimmarrjes.
6. Rritja e përfaqësimit të gruas në politike jo më pak se 40%
7. Rritje e nivelit të demokracisë direkt nëpërmjet krijimit të një tradite të kryerjes së referendumeve për çështje të rëndësishme për popullsinë lokale dhe në nivel kombëtar.