Mesi: Jo tolerancë ndaj kujtdo që sorollat qytetarin

643
Zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kanë zhvilluar vizita inspektuese në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRRP) dhe ALUZNI-t Berat, duke vënë theksin tek eficienca e shërbimit publik dhe tek toleranca zero ndaj kujtdo që sorollat qytetarin apo abuzon me detyrën e tij. Zv/kryeministrja Mesi nënvizoi para drejtuesve e punonjësve të këtyre institucioneve rëndësinë e ndryshimit të perceptimit të administratës publike në sytë e qytetarëve dhe sipërmarrësve. Sipas saj, të gjithë janë në funksion të qytetarit e sipërmarrësit, dhe në këtë kuadër duhet bërë e pamundura për maksimizimin e eficiencës së shërbimeve publike ndaj tyre. Nga ana tjetër, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nënvizoi krijimin brenda një kohe të shkurtër të një agjencie të vetme për titujt e pronësisë si një prej prioriteteve të qeverisë shqiptare në kuadër të reformës në fushën e pronave. Ajo u ndal gjithashtu tek lufta antikorrupsion për çdo praktikë abuzive që dëmton qytetarin e sipërmarrjen duke paralajmëruar njëkohësisht fillimin e inspektimeve të herëpashershme pranë këtyre institucioneve të varësisë.
Sigal