Mesi: Do të zbatohet ligji për nëpunësin civil

516
Zv/kryeministrja Senida Mesi u shpreh se në ndryshimet e punonjësve për shkak të shkrirjes së ministrive do të zbatohet ligji për nëpunësin civil. Duke folur në takimin e 7 për reformën në administratë, numri dy i qeverisë theksoi se nuk do të largohet nga puna asnjë nëpunës që ka qenë korrekt në detyrën e tij. ”Siguroj çdo nëpunës të administratës, të cilët me korrektësi dhe profesionalizëm kryen detyrën kundrejt qytetarëve, se qeveria është e angazhuar për t’i mbështetur dhe promovuar më tej ata. Në të njëjtën kohë ne do të modernizojmë shërbimet, do lehtësojmë punën e tyre dhe do ulim burokracinë për qytetarët tanë, në të gjitha pikat ku shteti i shërben atyre”, u shpreh zv/kryeministrja Senida Mesi. Përfaqësuesja KE për çështjet e administratës, Mikela Matuella kërkoi më shumë transparencë në realizimin e reformës.
Sigal