Mesazhi i Presidentit/ ‘Frashëri na mësoi si të ndeshemi me dinjitet’

519
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar familjen e legjendës së Tiranës dhe kombëtares kuq e zi, Fatmir Frashëri.

Në ditën e homazheve për Frashërin, Presidenti Meta ka kujtuar një shprehje të Johan Crujffit të madh.

Mesazhi i presidentit Ilir Meta për familjen Frashëri:

Njeriu i cili ndryshoi futbollin botëror, legjenda e Ajax, Johan Crujff deklaronte se nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh, por edhe si fiton.

Për të mbështetur këtë filozofi të re, ai publikoi 14 rregullat bazë që i shkojnë aq shumë edhe legjendës kuqezi dhe bardhë e blu, i cili u ndesh si i barabartë me Ajax-in e madhërishëm të asaj kohe.

Sidomos rregulli i 14: ‘Bring beauty to the sport’ i shkonte aq shumë Fatmir Frashërit.

Ndaj sot në këto momente dhimbje e nostalgjie, familjes Frashëri, kolegëve dhe të gjithë sportdashësve dua t’u shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për veprën e tij, dhe ne do ta kujtojmë përherë me dashuri me këto foto nga ndeshjet me Ajax-in, ku u mësoi të gjithëve se si duhet të ndeshemi me dinjitet dhe të barabartë edhe me më të mëdhenjtë.