Mesazhi i oficerit të policisë: Droga e kapur në Llakatund e klanit ‘Xhafaj’. Nuk është 15 ton, por…

575
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që thotë se ka marrë nga një oficer policie mbi sasinë rekord të kanabisit të kapur në fshatin Llakatundn të Vlorës.
Ish-kreu i qeverisë thotë se ngarkesa e drogës së zbuluar ka qenë 30 ton dhe jo 15 siç u deklarua publikisht. Sipas Berishës në këtë afera janë të përfshirë zyrtarë të lartë të policisë deri te ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:
Te reja skandaloze për ngarkesën prej 30 tonesh droge qe u kap ne Llakatund! Te implikuar klani Xhafa dhe drejtues kryesore qendror dhe lokal të policisë. Oficeri dixhital informon: Hashashi i kapur parmbrëmë në Llakatund është mbi 30 ton. Ai i përket klanit Xhafa dhe drejtuesve të lartë të policisë; Nallbati, Jaupi dhe Aldos, shef i krimeve të Fierit! Grupi i tyre po përgatitet për të marrë përsëri mallin pasi të djegin vetëm një sasi të vogël! sb
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor, une qe po te shkruaj jam nje oficer policie ne drejtorin e vlores. Dua te denoncoj ne lidhje me ngjarjen e ndodhur parmbrem ne vlore ku jan kapur rreth 30 tone hashash nga policia. Kete ngjarje kreret e policies se shtetit po mundohen ta fshehin lidhur me autoret e saj. Hashashi i kapur ne llakatund nuk ju perket Habilajve informacioni i nisur tek ju ka qene per per dizinformim dhe per te fshehur gjurmet sepse hashashi i perket shtetasve Kreshnik (Niku), vellait te tij Ervinit, Gonit vllait te ministrit Xhafa, Renato Saliut nga Fieri, Aldos shefit te krimeve Fier, ish drejtorit te policis se fierit Neritan Nallbati dhe Zevendes drejtorit te pergjithshem Rebani Jaupi. Pjesa me e madhe e hashashit ka qen e mbjell vjet ne zonen e pyllit te hoxhares e darzezes nga Renato, Kreshniku, Ervini dhe Goni, keta kishin mbeshtetjen e drejtorit Neritan Nallbati, Rebani Jaupi dhe Aldos, 30% e mallit te kapur i perket Neritanit, Rebaniut dhe Aldos. Dje pas operacionit Rebaniu nuk ishte entiuzast per rezultatin po i pikelluar. Keta po organizohen per ta mare mallin ku do te djegin vetem nje sasi te vogel, kete gje e them pasi e kame degjuar nga njerez te tyre te besuar.
Kreshniku me Gonin kane nje organizat kriminale te sofistikuar ne Vlore dhe ne Fier, ata jane te lidhur ngushte me policin e kufirit vlore, pollicin e rendit vlore dhe fier ku disa emerime te rendesishme ne rang drejtusesh i kane bere vet ata me ndihmen e ministrit xhafa per mbarvajtjene trafikut te tyre te droges ne shqiperi, itali dhe greqi. Dy skafe jane mbytur ne det me nga dy persona ku ne te dyja rastete ka qen malli i Gonit te xhafes.
Rasti i fundi eshte ai i dates 03.07.2017 ku jane zhdukur dy persona, ndersa rasti tjeter ka ndodhur disa muaj me pare ne fillim te ketij viti ne muajin mars ku u gjete nje skaf me droge ne karaborun i perplasur ndersa dy trupat u gjeten ne kohe te ndryshme te mbytyr ne dete, ne kete raste malli ka qene i Gonit te xhafes dhe vellezerve nga llakatundi Kreshnik dhe Ervin, ky grup dhe ateher si ne rastin e fundit bashke me policin nuk i ka len personat te kthehen mbrapa pasi ata kane thene se ka shum det dhe kishin probleme me skafin, keta ju kane then vazhdoni per ne itali nuk ka kthim mbrapa dhe u mbyt Mania me ndihmesin e tij.
Goni xhafes ka lidhje me klanet me te forta siciliane che kalabrese ne itali pasi Goni ka qen i denuar me 12 vjet burg ne itali per trafik nderkombetar droge.”
Sigal