Mesazhi i Kryemadhit për Ramën: LSI nuk është më e Metës, e qetësisë dhe dashurisë!

414
Sigal

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. Kryemadhi tha se LSI-ja nuk është më e Metës, e qetësisë dhe e dashurisë dhe e paralajmëroi Ramën se nuk ka më “qetësi e dashuri” me kriminelin.

“Kam një mesazh për Ramën nga parlamenti i LSI. Meqë ka merak të madh për LSI, po ia bëj të qartë që LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që kishte hallin e stabilitetit e të dashurisë dhe qetësisë.

Dashuri dhe qetësi me kriminelin ka mbaruar, nuk ka me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve.

E dimë që është e vështirë, por ne nuk do ndalemi, mund të ndalen burrat, por gratë e këtij vendi jo.

Rama të mos guxojë të cënojë asgjë të shqiptarëve se nuk do ketë përballje ligjoje, por personale se nuk ka për ta falur të aradhmen e fëmijëve asnjë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha gjithashtu se zgjedhjet parlamentare do të jenë shumë shpejt.Ajo tha se opozita vazhdon t’i qëndrojë kërkesave të saj për një qeveri tranzitore, ndërsa shtoi se marrëveshja e firmosur pak ditë më parë më PD dhe aleatët, është një marrëveshje që ka bërë bashkë 60% të votuesve.

“Faktorit ndërkombëtare ia kemi bërë të qartë dhe jemi të palëkundur në kërkesat tona. Sa i takon angazhimeve tona, të LSI, do të jemi në kontakt të vazhdueshëm më njëri-tjetrin, do të jetë e pandalshme, jo për takime e mitingje, por për tu takuar me njerëzit.

Njerëzit e LSI duhet të zgjohen, jo për ta bindur njëri-tjetrin, por të takojnë njerëzit, që nuk e dinë rolin e LSI në 8 vite qeverise dhe se çafër kanë bërë. Roli i LSI me PS ka qenë domethënës që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit në BE, vendimtar roli i LSI për frenimin e korrupsionit në radhët e PS, për lirinë e mediave, e kështu me radhe”, u shpreh kryetarja e LSI.

“Ne do të marrim vendim edhe për mbledhjen e Konventës Kombëtare të LSI. Pas zgjedhjeve parlamentare, që do të jenë shumë shpejt, meqë kishte merakun e fallit Edi Rama. Çdo strukturë partiake e të 12 qarqeve do të futet në procesin “një anëtar një votë” për zgjedhjen jo vetëm të kandidatëve për deputetë, por edhe për këshillat bashkiakë”, tha ndër të tjera kryetarja e LSI-së.