Mesazhi i Kryemadhit “Here I Am”: “Jemi këtu dhe nuk kemi për të ikur”

421
Sigal

“Here I am”, cili eshte mesazhi juaj ne kete proteste, znj.Kryemadhi?

Jemi këtu dhe nuk kemi për të ikur. Çfarë do të ndodhë në fund të fundit shtëpinë e mban i zoti, për shtëpinë kujdesen të zotët. Dhe ajo çka është më e rëndësishme, kjo është një nga protestat më të mëdha, mjafton të shikosh në të gjitha televizionet, shikon një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve. Dhe përveç se emocionit ndjen edhe përgjegjësinë për karta qytetarë që i përgjigjen thirrjes së opozitës. Dhe dua të them që ne sot në atë shesh, me qindra dhe mijëra shqiptarë janë dhe protestojnë për të gjithë ata socialistë që e kanë të pamundur të vijnë aty, për të gjitha ata policë që i vendos qeveria e krimit përballë qytetarëve, për të gjithë atë administratë publike që ndihet e shantazhuar, e intimiduar dhe e kërcënuar, për të gjithë ata mësues dhe ata mjekë. Për të gjithë ata që nuk mund të jenë aty për shkak të kërcënimit, por paguajnë taksa të larta, paguajnë energji të lartë, kanë një jetë të vështirë e të gjitha me radhë.
Prandaj ne jemi sot atje për të treguar që jemi qytetarë, për të treguar që jemi të vendosur në rrugën tonë, për të treguar që jemi më të fortë se kurrë. Nuk jemi politikanë, por jemi shqiptarë që e duam vendin. Se po mos ta donim vendim nuk do të ishim këtu. Dhe tjetra që dua të them është që ne sot më shumë se kurrë tregojmë që jemi vërtetë europianë dhe dëshira e shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Europain është shumë më shumë se çdo dëshirë politike dhe se çdo flamur politik.