Mesazhi i fortë i deputetit të PD: Ngrihemi sot se nuk duam ta qajmë të vdekurin

489
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi iu përgjigj sot kërkesës së eurodeputetit Knut Flenkestein lidhur me rikthimin e opozitës në Parlament.

Nga çadra e protestës ai tha se eurodeputeti nuk e njeh mirë Shqipërinë dhe se kudo ku do shkojë nuk do gjejë një deputet me 9 emra si Armando Prenga.

“Edhe unë po të isha në vendin e tij të njëjtën gjë do thoja. Ne në fakt në Parlament jemi por ai na thotë shkoni te parlamenti tjetër atje. Problemi është se zoti Flenkestein nuk e njeh Shqipërinë si ne. Ai sot mund të jetë në Bruksel dhe nesër në Berlin, por në asnjë kryeqytet tjetër europian nuk do gjejë një deputet me 9 emra që ka qëlluar në mes të qytetit në mish dhe që nuk ia heqin mandatin”, tha Patozi.

Sipas tij “po na akuzojnë se jemi ngritur para kohe dhe thonë: pse nuk ngriheni pas zgjedhjeve? Ne ngrihemi sot se nuk duam të qajmë të vdekurin, nuk duam që qeveria ti vrasë zgjedhjet dhe ne të vajtojmë zgjedhjet që u vranë. Shqiptarët që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme janë shumë më tepër sesa opozita sot”.
Sigal