Mesazhi i Berishës për Ramën: Veri gishtin kokës, durimi e ka një kufi!

553
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë nje mesazh kryeministrit Rama që ai të largohet. Berisha tha se qytetarët do t’i bëjnë gjyqin politikë që ta mbajë mend gjithë Evropa.

Berisha: Kam një mesazh për mostrën që këta burra e kanë shpallur sot mostra. 

Ti vejë gishtin kokës sepse durimi ka një kufi edhe 300 pashë nën tokë të futet do ta krehin, do t’iu bëjnë një gjyq publik ta mbajë mend gjithë Evropa nëse vazhdon me idenë për të rrëmbyer pluralizmin politik.

Nuk ka forcë në botë që ti mposhtë qytetarët.

Si ju duket qëndrimi i ndërkombëtarëve?

Berisha: Kryetari i opozitës ka dhënë përgjigjen më të ndershme dhe më të drejtë dhe unë e mbështes përgjigjen e tij.