Mesazhi i Bashës: Edhe ndërkombëtarët duan rrëzimin e Ramës

511
Sigal

Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaron se nuk është vetëm opozita, por dhe faktori ndërkombëtar i cili pret që protesta popullore të rrëzojë qeverinë dhe të sjellë një alternativë të re që të bëjë të mundur hapjen e derës së BE.

‘Dëgjoni e mbani vesh, ky nuk është vetëm mesazhi i opozitës. Pritshmëritë e Perëndimit, Europës është tek i vetmi faktor që jeni ju’.

Në Vlorë ku u takua me qytetarë dhe biznese, Basha tha se në 16 Shkurt duhet përmbysur kjo qeveri e inkriminuar e cila është e shurdhët përballë halleve dhe problemeve të tyre.

‘Po të vish me vota të vjedhura, normal që dëgjosh vetëm Bajrajt, Geronët’.

Qytetarët që takoi flasin për vështirësi ekonomike, por Basha ju tregon planin që ka për ringritjen ekonomike.

Sipas kreut të opozitës, vetëm një qeveri tranzitore mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme që të plotësojë standardet dhe të sjellë në pushtet një alternativë që e votojnë shqiptarët dhe jo që e blen krimi dhe oligarkia.