Mesazhi ‘100 mijë tonësh’ për botën, Trump: Fuqia e Amerikës është e pakalueshme

498
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ishte i pranishëm në ceremoninë e ndërtimit të anijes së madhe luftarake të zotëruar nga Marina e SHBA-ve. Mjeti gjigand ndodhet në stacionin detar Norfolk të Virxhinias nga ku mbajti fjalim dhe Presidenti amerikan.
Trump falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në projektimin dhe ndërtimin e anijes së madhe aeroplanmbajtëse. “Ajo që keni bërë është e pabesueshme. Marina e SHBA është simbol i krenarisë dhe prestigjit amerikan.. Çeliku amerikan dhe duart amerikane kanë ndërtuar një mesazh 100,000 ton në botë – fuqia e Amerikës është e pakalueshme”. tha Trump.
Duke kritikuar paraardhësin e tij për fondet ndaj ushtrisë, Trump tha se tani fal një marrëveshjeje janë shtuar 20 miliardë dollarë shtesë për mbrojtjen këtë vit dhe se për vitin e ardhshëm do t’i kërkohen Kongresit 54 miliardë dollarë.
Anija ka një vlerë prej 13 miliardë dollarësh dhe pritet të vihet shpejt në përdorim.
Sigal