Mero: Në vëmendje nga Bashkia e re të gjitha shtresat në nevojë

431
Në një nga takimet me qytetarët, kandidati Gjergji Mero tha se Bashkia e re do të shlyejë për shtresat në nevojë gjithë kamatëvonesat e tarifave të prapambetura të ujit dhe ato vendore si pastrimi, gjelbërimi etj.
“Me bashkinë e re, subvecionet e bashkisë për familjet e varfra do të jenë prioritet i programit social dhe, pas 21 Qershorit nuk do të ketë banor që do të prangoset pse nuk paguajnë ujin dhe dritat. Ndërkohë vetë këto tarifa me Bashkinë e re do të ulen në ndjeshëm që mund të përballohen nga të gjithë”, tha kandidati Mero.
“Në programin tone, shtresat në nevojë do të jenë në fokus për punësim dhe strehim tha Mero. Strehimi i të pastrehëve në apartamentet e financuara nga Bashkia në bashkëpunim me biznesin privat, ngritja e një mence sociale, dhe rritja e zyrës në shërbim të komuniteteve me përfaqësues nga vetë këto komunitete, janë disa nga pikat e prioriteteve për shtresat në nevojë”, përfundoi Mero. /
Sigal