Merkel sot në Tiranë, policia plan masash dhe disa rrugë të bllokuara

533
Policia e Tiranës ka marrë një sërë masat në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë me rastin e vizitës së kancelares Angela Merkel sot në kryeqytet. Sipas informacioneve që vinë nga blutë e kryeqytetit, mësohet se disa rrugë do të bllokohen.
“Më datë 08.07.2015, Drejtoria e Policisë Tiranë, në kuadrin e masave të marra për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë zhvillimit të vizitës së Kancelares Federale te Republikës së Gjermanisë, e cila vjen për një vizitë zyrtare në vendin tonë më datë 08 Korrik 2015 njoftojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në disa segmente rrugore do ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe kufizime, konkretisht:”, citohet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Akset që do të bllokohen
-Nga ora 10:30-14:30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht)
-Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara
-Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”
-Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.
“Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12:00 deri në orën 19:00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore. Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq. Kërkojmë mire kuptimin e medias dhe ndihmën e saj në sensibilizimin e komunitetit.”, përfundon njoftimi i policisë.
Sigal