Merkel: S’ka ngadalësim artificial të integrimit, Rama: Në vjeshtë plotësojmë prioritetet

432
Kancelarja Angela Merkel në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama dhe se e duan Shqipërinë në BE. Zerat se ne po ngadalësojmë procesin e integrimit të Ballaknit Perëndimor, Merkel tha se ne nuk e ngadalësojmë në mënyrë artificiale. Sipas saj janë prioritetet e kërkuara nga BE, ato që bëjnë të mundur hapjen e negociatave.
Nga ana e tij, kryeministri Rama shprehu garancinë se brenda vjeshtës do të plotësohen të gjitha prioritetet e kërkuara dhe nga ky moment tha Rama do të kërkojmë një datë për hapjen e negociatave.
Në qendër të diskutimeve mes kryeministrit Rama dhe kancelares Angela Merkel ishte edhe çështja e azilkërkuesve.
Angela Merkel: Jemi duke përcaktuar afatet, ajo që na përshpejton është përmbushja e standardeve. Duhet hartuar një plan masash, veprimesh, këtu ka prioritete të caktuara që i vendos KE. Më lejoni të përmend prioritetet e reformës në drejtësi. Janë bërë përparësi, por ka shumë për të bërë. Unë e di që shumë vende presin që ky proces duhet të shkojë përpara, por ne nuk e ngadalësojmë në mënyrë artificial. Ne e duam anëtarësimin e vendeve të Ballaknit Perëndimor.
Rama: Në vjeshtë do kërkojmë hapjen e negociatave
Edi Rama: Ne kemi marrë një zotim dhe do ta mbajmë që në fund të vjeshtë së këtij viti do ti plotësojmë të gjitha, përfshirë edhe reformnë në drejtësi. Në atë moment na lind e drejta që të kërkojmë një datë për të filluar negociatat për anëtarësim ne BE. Unë jam i bindur se përsa në takon ky është një proces që vlerën e ka këtu dhe për ne. Jam i bindur se kancelarja do të jetë e para që do të na mbështesë për hapjen e negociatave.
Edi Rama: Integrimi i Ballaknit nevoja edhe e BE 
Përpsektiva nuk është e ndarë, por e përbashkët, ashtu sikur besoj se integrimi i Ballkanit nuk është vetëm nevojë e jona, por edhe nevoje e BE, sepse nuk besoj se ka mendje normale në BE që duan ta shohin kufirin e konflikitit në anënë tjetër të Adriatikut. Nesë humbasim Europën, kjo nuk është keq vetëm për fëmijët tanë, por edhe për ju.
Unë e di që dukemi pak si jashtë mode, ne në Ballkan që duam të hyjmë ndërkohë që ka të tjerë që duan të dalin. Ne preferojmë të jemi më mirë jashtë mode sesa ti bashkohemi një vale antieuropiane për të dalë nga historia dhe për të shkuar në drejtim të paditur.
Edi Rama: Jam mirënjohës kancelares Merkel që është këtu me ne në vizitën e parë të një kancelari Gjerman në Shqipëri. E dinë të gjithë sa shumë cështje kërkojnë kohë nga e saja, kriza e thellë në Greqi dhe sfidat brenda BE, problematika e emigracionit, marrëdhëniet e Europës meRusinë, kërcënimi terrorist, etj, por të gjithë duan të dinë opinionin e kancelares gjermane.
Ka një vlerë të madhe për ne, që megjith këto ajo tregon një kuptim të thellë të rajonit tonë dhe po ashtu ka rëndësi të madhe që vetë kancelarja i kupton përpjekjet dhe vështirësitë tona për të sjellë ndryshimet drejt një demokracie europiane.
Patëm një diskutim të shkëlqyer të cilën Merkel na mundësoi të flasim hapur mbi të ardhemen e përbashkët. Ne emër të gjithë shqiptarëve dua tju them një faleminderit që ju dhe Gjermania i jepni Shqipërisë mundësinë të jetë pjesë e një Europe të bashkuar.
Është një paqe europiane mes popujve të dalë nga konfliktet të cilat përmes reformave këmbëngulin tek projekti i BE. Ne e dimë se askush përveç nesh nuk do ti bëjë reformat për tu bërë më në fund pjesë e BE, por edhe Europa duhet të bëjë pjesën e saj.
Azilkërkuesit, Rama: Problem sigurie dhe social 
“Ndamë të njëjtin shqetësim serioz, shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në Gjermani, kjo është një cështje që duhet parë jo vetëm si problem sigurie, por edhe problem social. Shqipëria është e vendosur për reformat reale. Ne nuk kërkojmë asnjë dhuratë apo reduktim suksesesh. Duhet të flasë realiteti i transformimit të vendit.”
Angela Merkel: Nga Shqipëria duam fuqi punëtore, jo azilkërkues
“Kemi mundësi edhe më të mëdha për të arritur rezultate edhe më të mirë në bashkëpunimin ekonomik. Për Shqipërinë me rendësi është krijimi i kushteve ligjore sepse investitorët duhet të kenë besim në kushtet ligjore. Në mbështesim Shqipërinë në këtë drejtim.
Folëm edhe për reformat në sistemin e drejtësisë. Shqipëria ka mundësinë të shfrytëzojë eksperiencat e Evropës, sidomos atë të korrupsionit.
Sektori i turizmit, energjisë, telekomunikacionit mendoj se politka mund të angazhohet në krijimin e kontakteve, folem për perspektivat e rinisë.
Folëm për azilkërkimet. Shqipëria ka një bashkëpunim, me arsimin profesional do të shikojmë cmund të bëjmë në këtë drejtim. Do bëjmë të qarta se cilat diploma do të ishin të nevojshme…
Shqipëria nuk është një vend prej të cilit azilkërkuesit do të njihen si azilantë, por sigurisht që Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore dhe Shqipëria e ka këtë mundësi.”
Sigal