Merkel: Evropa nuk do të ndahet pas Brexit-it

438
“Evropa tashmë ka një ide të qartë lidhur me planet e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian”, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke këmbëngulur se largimi i Britanisë së Madhe nuk përbënte një kërcënim për unitetin e bllokut me bazë në Bruksel.
Duke folur pas kryeministres britanike, Theresa May, e cila paraqiti dje propozimet e saj për Brexit-in, Merkel përjashtoi sërish çdo negociatë të mundshme me Londrën, derisa kjo e fundit të ketë tërhequr zyrtarisht daljen e saj sipas ligjit të BE-së.
“Fjalimi i kryeministres britanike, Theresa May na dha një përshtypje të qartë se si Britania e Madhe do të vazhdojë më tej”, tha Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni.
“Megjithatë, negociatat do të fillojnë vetëm kur kërkesa të jetë bërë në bazë të nenit 50”, deklaroi ajo.
Merkel u shpreh se nuk kishte frikë se nuk do të jenë më së bashku me Londrën.
“Gjëja kryesore është se Evropa nuk do të lejojë që të ndahet dhe ne do të sigurohemi për këtë nëpërmjet një dialogu shumë intensiv”, shtoi ajo.
Sigal