Merkel dhe Macron në një konferencë të përbashkët, çështjet që u diskutuan në Samit

503
Sigal

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron kanë zhvilluar përgjatë Samitit të Berlinit një konferencë të përbashkët. Ata u ndalën në çështjet kryesore të Ballkanit Perëndimor, kryesisht tek ajo e cështjes Kosovë-Serbi.

“Jemi mbledhur këtu për situatën ku ndodhet vende të caktuar dhe për të evidentuar akspektet ku mund të bëhen përmirësime. Kemi thirrur një konferencë të përbashkët. Ne do të shohim kush janë cështjet ku ne mund të ndërhyjmë për të bërë progres në këtë aspekt. Ne folëm për dialogun Kosovë- Serbi, ne mendojmë se problemet mund të zgjidhen” tha Merkel.

Macron tha se dy çështjet kryesore që u folën janë dialogu Kosovë Serbi dhe stabiliteti në Rajon.

“Jemi mbledhur për  të parë ku mund të kemi përparim për hapjen e negociatave. Jam i nderuar për ktë iniciativë të përbashkët. Sot ne trajtuam bashkë cështjen europiane përmes bashkëpunimit franko-gjerman. Ne mendojmë se progresi është i mundur.

Dy çështjet kryesore që u folën janë dialogu Kosovë Serbi dhe stabiliteti në Rajon.Kemi menduar për një zgjedhje të debatiti Prishtinë-Beograd. Ne do të punojmë së bashku që të dyja palët të nisin dialogun. Franca është e angazhuar. Duhet të punojmë së bashku për të arritur një stabilitet në rajon. Ne mund t’i aplikojmë së bashku këto politika. Ne jemi të bindur se stabiliteti në rajon kalon përmes bashkëpunimit mes vendeve”, u shpreh Macron.