Merkel arrin marrëveshje për koalicionin qeverisës me SPD-në

571
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, arriti të premten marrëveshje me rivalët e saj social-demokratë, (SPD) për të hapur negociatat mbi koalicionin qeverisës, pas bisedimeve që vazhduan për 24 orë rresht.
Pas dështimit në muajin nëntor të bisedimeve me Partinë e Gjelbër dhe Demokratët e Lirë, Kristiandemokratët e zonjës Merkel ju kthyen aleancës me partinë e majtë SPD, ish partnere e tyre, për formimin e kolicionit.
Por, marrëveshja për të ringjallur “koalicionin e madh”, që ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 2013, duhet të miratohet nga Social Demokratët, në kongresin e planifikuar për më 21 janar. Disa druhen se vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejshëm me kancelaren Merkel, mund të dëmtojë ndikimin e kësaj partie, e cila në zgjedhjet e shtatorit pati rezultatin më të dobët që nga themelimi i Republikës Federale moderne në vitin 1949.
“E kemi ndjerë që nga zgjedhjet, se bota nuk do të presë për ne dhe jemi të bindur se na duhet një qasje e re për Evropën”, tha pas bisedimeve që vazhduan gjatë gjithë natës zonja Merkel, e cila ka luajtur rol qendror në trajtimin e krizave të Euros dhe refugjatëve që ka përjetuar Bashkimi Europian.
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker e mirëpriti marrëveshjen për formimin e qeverisë në Gjermani, duke thënë se nga ajo do të përfitojë së tepërmi Europa.
Sigal