Menjëherë pas mbylljes së ekranëve të Ramës, naftëtarët hidhen sërish në protestë

505
Duket se naftëtarët e Fierit dhe Ballshit nuk janë gënjyer këtë herë, nga ballafaqimi me korrespondencë me kryeministrin Rama. Të gjithë e panë live se as Rama dhe as dy ministrat e tij Gjiknuri dhe Ahmetaj nuk ju dhanë asnjë përgjigje konkrete, për zgjidhjen e hallit të madh ku kanë rënë, pas kyçjes së rafinerisë ARMO. Pikërisht kjo situatë i ka detyruar naftëtarët, që menjëherë pas mbylljes së ekraneve të nisin sërish protestën përpara prefekturës së qytetit të Fierit.
Ata paralajmëruan se në mungesë të një angazhimi konkret nga qeveria, protestat do të vazhdojnë pasi nuk morën asnjë përgjigje nga kryeministri për rrogat dhe detyrimet e papaguara nga investitori, i cili dy vite më parë që u prezantua nga vetë Rama, si shpëtimtari i rafinerisë.
E vetmja kërkesë e naftëtarëve që mori një gjysmë premtim nga ministri Gjiknuri ishte zbatimi i statusit të naftëtarit, i cili nuk zgjidh problemit e mos pagesës së 29 rrogave të pa marra.
Ja pyetjet që naftëtarët i drejtuan sot gjatë video-konferencës, kryeministrit Rama dhe ministrave Ahmetaj e Gjiknuri, por që nuk morën përgjigje janë:
“A ka qeveria dijeni për investime konkrete në rafinerinë e Ballshit? Sipas marrëveshjes duhet të investoheshin 220 milionë dollarë, pse nuk janë bërë ende?”
“A mund të na thoni konkretisht kush është fati i 15 për qind të aksioneve të shtetit dhe çfarë roli luajnë ato?”
“Cilat janë borxhet e krijuara nga ARMO dhe a ka mekanizëm ligjor për lirimin e kompanisë nga këto borxhe?
“A mund të ngrihen qendra shëndetësore, në Ballsh ose në Fier?”
“A i përmbaheni ju Kryeministër premtimit që bëtë në fushatë zgjedhore se punonjësit e Ballshit do të marrin leket e prapambetura?”
Sigal